Sipas njoftimit të Policisë, gjatë kontrollit të një veture në të cilën ndodheshin dy të dyshuar, është gjetur dhe konfiskuar një sasi e substancës së dyshuar narkotike, me peshë prej 8.5 gramësh.

Pas përfundimit të procedurave policore dhe intervistimit, me urdhër të prokurorit kompetent, të dy personat janë liruar dhe rasti do të vazhdojë në procedurë të rregullt.

Ndaj tyre është iniciuar rast për veprën penale “Posedim i paautorizuar i substancave narkotike”.