Loredana ka zbuluar se dëshiron të bëhet nënë për herë të dytë, por këtë herë kërkon që gjithçka të jetë ndryshe nga përvoja e saj e mëparshme.
Përmes një pyetësori në Instagram, artistja është pyetur nëse do të dëshironte të kishte një tjetër fëmijë dhe përgjigjja e saj ka qenë pozitive. Megjithatë, ajo ka bërë të qartë se për të nuk mjafton vetëm dëshira për t'u zgjeruar familja, pasi kusht i rëndësishëm është edhe ambienti ku do të rritet fëmija.
Loredana u shpreh se dëshiron që fëmija i saj i dytë të ketë dy prindër që kuptojnë dhe respektojnë njëri-tjetrin, pavarësisht rrethanave.
“Dua që të rritet me dy prindër që kuptojnë dhe respektojnë njëri-tjetrin”, shkroi reperja.
Ajo rikujtoi gjithashtu periudhën e vështirë që ka kaluar gjatë marrëdhënies së saj të mëparshme, duke theksuar se nuk dëshiron që një tjetër fëmijë të përjetojë të njëjtat vështirësi.
“Me dashuri, siguri dhe mbi të gjitha paqe”, ishte mesazhi me të cilin ajo përmbylli përgjigjen e saj.
Loredana është nënë e një vajze, Hana, nga lidhja e mëparshme me reperin Mozzik. Ky i fundit është bërë së fundmi baba për herë të dytë, nga marrëdhënia me partneren e tij, Lotinën.
