Akuzat për ndërhyrje në dëshmi, Gjykata Speciale shpall sot aktgjykimin ndaj Hashim Thaçit

17 Nëntor 2026 | 08:55

Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë pritet të shpallin sot, të martën (17 nëntor), aktgjykimin e shkallës së parë në procesin gjyqësor ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, Bashkim Smakajt, Isni Kilajt, Fadil Fazliut dhe Hajredin Kuçit. Çështja lidhet me pretendimet për pengim të administrimit të drejtësisë.

Në qendër të procesit janë vizitat e zhvilluara në Qendrën e Paraburgimit në Hagë gjatë vitit 2023. Sipas Prokurorisë, vizitat që nuk mbroheshin nga privilegji avokat-klient janë përdorur nga Thaçi për t’u përcjellë Smakajt, Kilajt dhe Fazliut informacione konfidenciale lidhur me dëshmitarët e Prokurorisë, si dhe udhëzime se si të ndikonin në dëshmitë e tyre në procesin kryesor.

Gjykimi u zhvillua përgjatë 11 ditëve seancash, me një numër relativisht të vogël dëshmitarësh: tre të thirrur nga Prokuroria dhe një nga mbrojtja e Thaçit.

Gjyqtari i vetëm i çështjes, Christopher Gosnell, do të vendosë nëse Prokuroria ka arritur të provojë fajësinë e të pandehurve përtej dyshimit të arsyeshëm. Në rast se ata shpallen fajtorë, do të shqiptohen edhe dënimet përkatëse.

Ky proces është tërësisht i ndarë nga gjykimi kryesor për krime lufte ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, aktgjykimi i të cilit u shpall më 16 shtator. Seanca e sotme fokusohet ekskluzivisht te pretendimet për ndërhyrje te dëshmitarët dhe cenim të funksionimit të drejtësisë gjatë procedurave në Hagë.

Pikat kyçe të aktakuzës dhe akuzat ndaj pesë të pandehurve:

  • Hashim Thaçi: Përballet me 11 pika të aktakuzës: tri për tentativë për pengimin e personave zyrtarë në kryerjen e detyrave, katër për shkelje të fshehtësisë së procedurës dhe katër për mosbindje ndaj Gjykatës. Prokuroria pretendon se ai ka koordinuar tri grupe të ndara për të ndikuar te dëshmitarët.
  • Bashkim Smakaj, Isni Kilaj dhe Fadil Fazliu: Secili prej tyre ngarkohet me akuza për tentativë për pengimin e personave zyrtarë dhe për mosbindje ndaj Gjykatës.
  • Hajredin Kuçi: Akuzohet për dy pika të veprës penale të mosbindjes ndaj Gjykatës. Në to përfshihet marrëveshja e pretenduar me Thaçin për të kontaktuar dëshmitarët jashtë rregullave gjyqësore, si dhe një kontakt i veçantë me një dëshmitar.

Të pesë të akuzuarit janë deklaruar të pafajshëm gjatë gjithë procesit.

Kronologjia e procesit gjyqësor:

  • 27 shkurt 2026: Nis zyrtarisht gjykimi.
  • 13 mars 2026: Përfundon paraqitja e provave nga ana e Prokurorisë.
  • Faza e mbrojtjes: Vetëm ekipet mbrojtëse të Hashim Thaçit dhe Isni Kilajt paraqitën prova.
Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Tragjedi në Gjermani, humbin jetën në një aksident të rëndë dy të rinj nga Kosova

Dy të rinj nga komuna e Rahovecit, Leart Morina nga Sopniqi dhe Berhan Zeka nga Pataqani i Poshtëm, humbën jetën në një aksident trafiku në...
21:06 | 16/11/2026

Spanja: Nuk do të jemi pengesë për afrimin e Kosovës me BE-në

Kryediplomati spanjoll, Jose Manuel Albares gjatë fjalës në Forumin për Zgjerim 2026, të mbajtur në Bruksel ka deklaruar se Spanja nuk do të jetë pengesë...
20:45 | 16/11/2026

Thaçi: Jam krenar që kam qenë ushtar i UÇK-së, ajo uniformë është nder dhe krenari

Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi përmes një postimi në “Facebook” ka shprehur krenarinë për shërbimin e tij në Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), duke e...
19:46 | 16/11/2026