Dyshohet se ngacmoi seksualisht një 17-vjeçare, procedohet në gjendje të lirë mësuesi në Korçë

17 Nëntor 2026 | 09:37

Një nxënëse e një shkolle të mesme në qytetin e Korçës ka denoncuar mbrëmjen e djeshme një mësues të shkollës 9-vjeçare “Sevasti Qirjazi”, duke pretenduar se është ngacmuar seksualisht prej tij.

Sipas informacioneve të siguruara, ngjarja dyshohet se ka ndodhur rreth një muaj më parë, kur 17-vjeçarja ishte pjesë e stërvitjes së volejbollit në palestrën e shkollës 9-vjeçare “Sevasti Qirjazi”, ku mësuesi jep mësim.

Në denoncimin e bërë në komisariat, 17-vjeçarja ka deklaruar, në prani të babait të saj dhe psikologes, se mësuesi me inicialet E.C. ka kryer veprime me natyrë seksuale ndaj saj, duke e prekur në pjesë intime gjatë orës së stërvitjes.

Policia ka marrë pamjet filmike nga kamerat e sigurisë brenda palestrës, ndërsa pritet të kryhet edhe këqyrja e DVR-së, me qëllim sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Mësuesi është shoqëruar në komisariat, ku ka dhënë dëshminë e tij, duke mohuar akuzat.

Në përfundim të veprimeve paraprake hetimore, ai është proceduar penalisht në gjendje të lirë. Hetimet vijojnë për të zbardhur plotësisht rastin.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Situata nga reshjet në Shkodër, dëmtohet një urë në Shalë, rrëshqitje dherash në Fushë-Arrëz

Reshjet e shiut të regjistruara gjatë orëve të fundit në qarkun Shkodër kanë shkaktuar disa problematika në infrastrukturë, ndërsa situata në tërësi paraqitet e qëndrueshme....
09:28 | 17/11/2026

Çfarë do bëjë Spiropali, betejë nga brenda apo përballë Ramës? Analisti zbulon bidedat me deputetët e PS

Gazetari dhe analisti, Flogert Muça i ftuar këtë të të hënë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me propozimin për...
22:03 | 16/11/2026

A u votua largimi i Spiropalit? Kikia debat me Bidon: U votua apo nuk u votua?

Me debate është shoqëruar emisioni i kësaj të hëne, NOW me Erla Mëhillin, mes gazetarit Mentor Kikia dhe deputetit socialist Ardit Bido, lidhur me votimin...
21:52 | 16/11/2026