SPAK ka dhënë pretencën për ish-kryebashkiakun e Divjakës, Fredi Kokoneshi, i marrë i pandehur në kuadër të hetimeve për abuzimin me tokat shtetërore, të cilat dyshohet se janë përdorur për ngritjen e impianteve të paneleve diellore.
Prokuroria e Posaçme ka kërkuar dënimin me 1 vit burg për Kokoneshin, ndërsa në të njëjtën çështje janë marrë të pandehur edhe disa zyrtarë të tjerë.
Hetimet lidhen me dyshimet për shkelje dhe abuzime në administrimin dhe përdorimin e tokave shtetërore për projektet e energjisë diellore në territorin e Bashkisë Divjakë.
Tashmë pritet që Gjykata e Posaçme të shqyrtojë kërkesat e prokurorisë dhe të marrë vendimin për personat e përfshirë në këtë çështje.





