Ekstradohet nga Spanja 49-vjeçari i akuzuar për trafikimin e 485 kg kokainë në Fier (EMRI)

17 Nëntor 2026 | 10:01

Në kuadër të operacionit ndërkombëtar “The Wanted”, është ekstraduar nga Spanja drejt Shqipërisë shtetasi Kevin Margjoni alias Arjan Margjoni, i dyshuar si një nga financuesit dhe negociatorët e trafikut të 485 kilogramëve kokainë, të zbuluar në vitin 2022 në Frakull të Madhe, Fier.

Policia e Shtetit njofton se ekstradimi u realizua pas koordinimit operacional ndërmjet specialistëve të Drejtorisë së Interpolit dhe homologëve të Interpol Madridit.

49-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi në mars të vitit 2026, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar kishte caktuar ndaj tij masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Ai akuzohet për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal” dhe “Grupi i strukturuar kriminal”.

Sipas hetimeve, shtetasi K. M. dyshohet se, në kuadër të grupit kriminal ku bënte pjesë, ka luajtur rolin e një prej financuesve dhe negociatorëve për trafikimin e 485 kilogramëve kokainë.

Sasia e drogës u sekuestrua nga Policia në vitin 2022, në fshatin Frakull e Madhe të Fierit, ku kokaina ishte fshehur në thasë me pleh kimik.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Pretenca për Fredi Kokoneshin, SPAK kërkon 1 vit burg për ish-kryebashkiakun e Divjakës

Prokuroria e Posaçme ka dhënë pretencën për ish-kryebashkiakun e Divjakës, Fredi Kokoneshi, dhe tre të pandehurit e tjerë, të akuzuar për shpërdorim detyre. Në pretencën...
09:52 | 17/11/2026

Dyshohet se ngacmoi seksualisht një 17-vjeçare, procedohet në gjendje të lirë mësuesi në Korçë

Një nxënëse e një shkolle të mesme në qytetin e Korçës ka denoncuar mbrëmjen e djeshme një mësues të shkollës 9-vjeçare “Sevasti Qirjazi”, duke pretenduar...
09:37 | 17/11/2026

Situata nga reshjet në Shkodër, dëmtohet një urë në Shalë, rrëshqitje dherash në Fushë-Arrëz

Reshjet e shiut të regjistruara gjatë orëve të fundit në qarkun Shkodër kanë shkaktuar disa problematika në infrastrukturë, ndërsa situata në tërësi paraqitet e qëndrueshme....
09:28 | 17/11/2026