SHBA nën alarm, inteligjenca zbulon planet e Iranit për sulm me bombë radioaktive në Uashington
Një ngjarje tragjike ka tronditur zonën e Casteggio-s, në provincën e Pavias në Itali, ku një 20-vjeçar me origjinë moldave ka humbur jetën pasi është përplasur nga një tren në lëvizje.
I riu ishte larguar nga banesa për të blerë diçka në një lokal pranë shtëpisë, por nuk arriti të kthehej më te bashkëshortja e tij, e cila është shtatzënë në muajin e shtatë. Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e së hënës, më 16 nëntor.
Sipas mediave italiane, i riu, i identifikuar si Ian Iavochi, ishte larguar nga banesa rreth orës 18:00 për të blerë disa patatina dhe më pas të kthehej menjëherë në shtëpi.
Banesa e çiftit ndodhej pranë linjës hekurudhore. Sipas rindërtimit paraprak të ngjarjes, 20-vjeçari dyshohet se ka vendosur të përdorë një rrugë të shkurtër për t’u kthyer në banesë, duke kaluar shinat pranë një kalimi hekurudhor, në vend që të ndiqte rrugën e zakonshme.
Në atë moment, ai nuk ka vënë re afrimin e trenit, i cili e ka përplasur për vdekje. Ekipet e urgjencës mjekësore mbërritën menjëherë në vendngjarje, por nuk mundën të bënin asgjë tjetër përveçse të konstatonin vdekjen e të riut.
Sipas raportimeve të gazetës italiane “La Provincia Pavese”, bashkëshortja e tij ka dalë në rrugë pasi ka dëgjuar mbërritjen e mjeteve të emergjencës. Kur ka arritur në vendin e aksidentit dhe ka kuptuar se viktima ishte bashkëshorti i saj, ajo është ndier keq dhe ka pësuar gjendje të fikëti.
Në vendngjarje kanë ndërhyrë karabinierët e Vogherës dhe Policia Hekurudhore, të cilët po kryejnë verifikimet për të sqaruar plotësisht rrethanat dhe dinamikën e aksidentit. Ngjarja ka lënë pas një familje të shkatërruar, ndërsa bashkëshortja e re duhet të përballet me humbjen e partnerit në pritje të fëmijës së tyre të parë.
Top Channel