Bajrami: Prej vitit 2021 nuk është ndërtuar asnjë kapacitet i ri gjenerues në energji

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka akuzuar Qeverinë për mungesë investimesh në sektorin energjetik. Ajo ka kërkuar të dihet se çfarë është bërë që nga viti 2021 dhe sa kapacitete të reja gjeneruese janë ndërtuar gjatë kësaj periudhe.

Bajrami ka rikthyer në vëmendje një shkrim të saj të publikuar më 8 dhjetor 2022, në të cilin kundërshtonte zgjatjen e masave emergjente për furnizimin me energji elektrike, mungesën e marrëveshjeve afatgjata dhe dështimin për të investuar në këtë sektor.

Të lidhura

None found

Sipas saj, edhe pse tashmë është miratuar Strategjia e Energjisë, zbatimi i saj mungon. Deputetja vlerëson se masat emergjente duhet të kenë si objektiv kryesor ndërtimin e kapaciteteve të reja gjeneruese.

Ky është postimi i plotë:

Çfarë ka ndryshuar në sektorin e energjisë prej vitit 2021 dhe sa kapacitete gjeneruese janë ndërtuar gjatë kësaj kohe?

E vetmja gjë që kujtojmë janë “masat emergjente për furnizim me energji elektrike”. Për këtë arsye, po rikthej një tekst timin të publikuar në Facebook më 8 dhjetor 2022, i cili, fatkeqësisht, mbetet aktual edhe sot.

8.12.2022

Më 8 dhjetor 2022, për herë të gjashtë, mazhoranca në Kuvend votoi, me propozim të Qeverisë, “masat emergjente për furnizim me energji elektrike”.

Qeveria nuk ka raportuar asnjëherë në Kuvend se për çfarë përdoren këto masa:

• Për blerjen e energjisë elektrike, duke mos respektuar rregullat e Ligjit të prokurimit?

• Për angazhimin e kompanive për investime apo remont në KEK, duke shmangur të gjitha procedurat e prokurimit?

• Për të legjitimuar reduktimet, apo për ndonjë qëllim tjetër?

Qeveria i shpalli për herë të parë “masat emergjente për furnizim me energji” më 21.12.2021. Më 08.12.2022, vendi vazhdonte të qeverisej përmes masave emergjente.

• Nuk kishte asnjë kontratë afatgjatë në sektorin e energjisë.

• Remontet kishin dështuar, ndërsa kontratat ishin shumëfish më të shtrenjta.

• Strategjia e energjisë mungonte.

• Nuk ishte bërë asnjë investim në sektorin e energjisë.

Sot ekziston Strategjia e Energjisë, por ajo nuk po zbatohet.

Masat emergjente duhet të përqendroheshin në një pikë të vetme: ndërtimin urgjent të kapaciteteve gjeneruese. Jemi vonë, por nëse nuk nisim kurrë, kriza do të vazhdojë të thellohet.


Shtuar më 17.11.2026 10:29

grandpashabet resmi girişBursa Escortgrandpashabet resmi girişjojobetgrandpashabet güncel girişgrandpashabet güncel girişgrandpashabet güncel girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişkahraman haberdeneme bonusu veren sitelercasinofast güncel girişstarzbetonline notarystarzbetgiftcardmall/mygiftextrabetjojobetkavbetgrandpashabet girişyakabetjojobetjojobetjojobetjojobetjojobet girişjojobet girişjojobet