Papa Leo XIII tha se për momentin nuk ka në plan të ndryshojë doktrinën e Kishës Katolike për lejimin e priftërinjve të martuar.
Në deklaratat e para publike për këtë çështje, ai vuri në dukje se tema vazhdon të shkaktojë përçarje në Kishën Katolike, e cila ka rreth 1.4 miliardë besimtarë në të gjithë botën.
Të lidhura
None found
Gjatë udhëtimit me avion drejt Romës, pas përfundimit të një turi 12-ditor në Amerikën e Jugut, Papa u tha gazetarëve se synimi i tij kryesor tani është të forcojë unitetin e Kishës në nivel global.
Ai la të hapur mundësinë që në të ardhmen të ketë priftërinj të martuar, pa e përjashtuar vazhdimin e diskutimeve mbi këtë temë.
Mundësia e martesës për priftërinjtë është debatuar prej kohësh mes katolikëve, ku një pjesë e tyre kërkon ndryshimin e rregullave aktuale të Kishës.






