Papa mbyll derën për priftërinjtë e martuar? Ja çfarë deklaroi për të ardhmen e Kishës Katolike

17/11/2026 10:29

Papa Leo XIII ka deklaruar se nuk ka plane të menjëhershme për të ndryshuar doktrinën e Kishës Katolike në lidhje me lejimin e priftërinjve të martuar.

Në komentet e tij të para publike për këtë çështje, Papa theksoi se tema mbetet mjaft përçarëse për Kishën Katolike, e cila numëron rreth 1.4 miliardë besimtarë në mbarë botën.

Gjatë një bisede me gazetarët në fluturimin e kthimit drejt Romës, pas përfundimit të një turneu 12-ditor në Amerikën e Jugut, ai bëri të ditur se përparësia e tij aktuale është promovimi i unitetit brenda Kishës globale.

Megjithatë, Papa nuk e përjashtoi plotësisht mundësinë që në të ardhmen të ketë priftërinj të martuar, duke lënë të hapur diskutimin për këtë çështje.

Debati për lejimin e martesës së priftërinjve është prej kohësh një temë e diskutuar mes katolikëve, me një pjesë të tyre që mbështesin ndryshimin e rregullave aktuale të Kishës.

Top Channel