Kosova luan ndaj Irlandës, ‘Dardanët’ shkojnë në Dublin me 3 mungesa
Rikthimi i Kevin De Bruyne te Napoli do të bëjë që të kuptohet akoma më shumë sesi do të evoluojnë zërat e merkatos që e rrethuan gjatë pauzës.
Në fakt, në ditët e fundit janë shtuar shumë lajmet për një largim të mundshëm të De Bruyne në merkaton e janarit me destinacion PSV Eindhoven, edhe pse klubi nuk është shumë i hapur ndaj një largimi të menjëhershëm të futbollistit.
Pozicioni i Napolit për De Bruyne
Sipas të përditshmes ‘Corriere dello Sport’ , Napoli në fakt nuk ka ndërmend të privohet nga mesfushori belg gjatë këtij sezoni pasi e konsideron një element të domosdoshëm për të ndryshuar gjërat dhe për të ngjitur shkallët në klasifikim. Nëse De Bruyne nuk do të kërkojë vetë largimin 6 muaj përpara skadencës së kontratës, atëherë e ardhmja e afërt e tij mbetet e lidhur me Napolin.
Cfarë mund të ndodhë në qershor?
Mbetet për t’u kuptuar çfarë do të ndodhë në qershor. Në fakt sondazhet e bëra nga PSV kishin lidhje pikërisht me fundin e sezonit me objektivin për të kuptuar nëse Napoli kishte ndërmend të ushtrojë opsionin e rinovimit automatik për vitin e tretë. Duke përfituar nga kontaktet, holandezët testuan terrerin edhe për ndonjë lëvizje të mundshme që në dimër. Por pavarësisht se në Holandë janë të bindur për një tentativë të re të PSV Eindhoven në janar, për momentin për Napolin prioritet mbetet fusha me ndeshjet ndaj Torino, Sassuolo e Lecce si dhe ajo e Ligës së Kampioneve me Manchester City, në atë që do të jetë kthimi i dytë në Etihad Stadium për Kevin De Bruyne.
Top Channel