
Avokati Plarent Ndreca është paraqitur sot në Gjykatën e Posaçme, ku pritet të zhvillohet seanca e radhës në procesin gjyqësor ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj.
Në seancën e kaluar, gjykata lexoi një shkresë të dërguar nga Veliaj, i cili kundërshtonte transferimin nga paraburgimi i Tiranës në atë të Fierit.
Në dokumentin e tij, Veliaj pretendonte se ishte transferuar pa u njoftuar paraprakisht dhe pa iu bërë i ditur destinacioni.
Ai kundërshtonte gjithashtu largimin rreth 100 kilometra nga gjykata ku po zhvillohet procesi, si dhe nga familjarët e tij, bashkëshortja, dy fëmijët e mitur dhe nëna pensioniste.