Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është dënuar me 17 muaj burgim për veprat penale që lidhen me pengim të drejtësisë.
Ai është shpallur fajtor për tentativë për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare me anë të veprimit të përbashkët dhe fajtor për shkelje të fshehtësisë së procedurës.
Gjithashtu ai është shpallur fajtor për mosbindje ndaj gjykatës.
Bashkim Smakaj është dënuar me 12 muaj burgim. Ai është shpallur fajtor për pengim të personave zyrtarë, për mosbindje të Gjykatës.
“Meqenëse keni kaluar më shumë muaj në paraburgim, ju liroheni”, ka thënë gjyqtari Christopher Gosnell.
Ndërkohë Hajredin Kuçi është dënuar me një muaj burgim me kusht për veprën mosbindje ndaj gjykatës. Dënimi konsiderohet i kryer pas një viti nëse Kuçi nuk kryen asnjë vepër tjetër penale.
Fadil Fazliu është shpallur fajtor për veprat pengim i drejtësisë dhe mosbindje ndaj gjykatës.
Ai është dënuar më 12 muaj burgim, i cili konsiderohet dënim i kryer për shkak të kohës së kaluar në paraburgim.
Isni Kilaj është shpallur i pafajshëm. Gjykatësi ka thënë se ai është shpallur i pafajshëm për mosbindje ndaj gjykatës.
© SYRI.net
Buxheti 2027/ Bardhi: Votojmë kundër! Parimi i Ramës, në xhepat e kujt do përfundojnë paratë e shqiptarëve
Media franceze: Protestuesit gjuajnë me topa futbolli zyrën e Ramës për të ironizuar gjestin e Ballës
‘Kjo është politikë, nuk është drejtësi’, thotë Thaçi në Hagë pas vendimit të dënimit të dytë