Policia e Shtetit njoftoi ekstradimin nga Spanja të bashkëfinancuesit dhe negociatorit të trafikimit të 485 kg kokainë, të sekuestruara në vitin 2022, në fshatin Frakull e Madhe të Fierit.
"Si rezultat i koordinimit operacional ndërmjet specialistëve të Drejtorisë së Interpolit dhe homologëve të Interpol Madridit, gjatë kësaj faze të operacionit të koduar “The Wanted”, u finalizua procedura për ekstradimin nga Spanja në Shqipëri të shtetasit të kërkuar ndërkombëtarisht, Kevin Margjoni alias Arjan Margjoni, 49 vjeç. Në muajin mars 2026, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar i ka caktuar këtij shtetasi masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim, në formën e grupit të strukturuar kriminal, “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grupi i strukturuar kriminal” dhe “Grupi i strukturuar kriminal”", lexohet në komunikatën e policisë.
49-vjeçari akuzohet se, në kuadër të grupit kriminal ku bënte pjesë, ka qenë një ndër financuesit dhe negociatorët për trafikimin e 485 kg lëndë narkotike kokainë, e cila u gjet nga shërbimet e Policisë, e fshehur në thasë me pleh kimik, në vitin 2022, në fshatin Frakull e Madhe.
Margjoni ishte një prej dy personave të shpallur në kërkim, ndërsa më herët ishin arrestuar 3 persona të tjerë.
Viktor Çernavaku është pronari i shtëpisë në Frakull të Madh të Fierit ku u zbulua laboratori i kokainës.
Ai ka qenë kryetar komune në Frakull, ndërsa kur u arrestua ishte drejtor i administratës së OST.
Viktor Çernavaku njihej edhe si adhurues i hapur i kryeministrit gjë të cilën e ka shprehur hapur në postime, në rrjetet sociale.
© SYRI.net
Dyshohet se përvetësoi përmes mashtrimit fabrikën e miellit në Vlorë, Prokuroria sekuestron 7.5 milionë euro pasuri
Ish-drejtoresha e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj paraqitet në SPAK në zbatim të masës së sigurisë
Mbrojtja e kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës, Erion Veliajt, paraqitet në GJKKO për seancën