Gjyqi për pengim të drejtësisë, ish-ministri Hajredin Kuçi dënohet me një muaj burgim me kusht nga Gjykata Speciale. Zbardhen të gjitha vendimet

17/11/2026 10:58

Gjykata Speciale në Hagë e ka dënuar Hajredin Kuçin me një muaj burgim me kusht.

Dënimi nuk do të ekzekutohet nëse ish-ministri nuk kryen ndonjë vepër tjetër penale gjatë periudhës njëvjeçare të provës.

Dënimet që u dhanë nga Gjykata e Hagës për:

Bashkim Smakaj

Ju shpall fajtor për mosbindje ndaj Gjykatës

Për këto veprime penale, 12 muaj burgim. Keni kaluar kohë në paraburgim më gjatë, do liroheni pas kësaj çështje gjyqësore.

Isni Kilaj

Ju shpall të pafajshëm për tentativë pengimi të personave zyrtare për pengimin e detyrave zyrtarë në bashkëpunim. I pafajshëm për mosbindje të Gjykatës. Do të liroheni pas kësaj seance.

Fadil Fazliu

Ju shpall fajtor për tentativë pengimi të personave zyrtare për pengimin e detyrave zyrtarë në bashkëpunim. Fajtor për mosbindje të Gjykatës. Për këto vepra penale, dënoheni 12 muaj burgim. Meqenëse keni kaluar në paraburgim më gjatë se kjo, dënimi juaj quhet i shlyer. Ju do të liroheni pas kësaj seance.

Hajredin Kuçi

Fajtor për mos bindje të Gjykatës. Për këtë vepër penale ju shqiptohet dënim me kusht, 1 muaj burgim, që konsiderohet i kryer pas një viti. Çfarë do kushtesh të mëparshme në fuqi hiqen.

 

Top Channel