Aktualitet

Në kërkim për mashtrim, arrestohet pranë Rinasit polaku!

Një shtetas polak, 43 vjeç, u arrestua në afërsi të Rinasit, në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet në Poloni për mashtrim.

Policia bën me dije se 43-vjeçari, i identifikuar si Piotr Wojciechowski, u lokalizua dhe u kap nga shërbimet e FAST Albania-s në kuadër të operacionit të koduar “Fast”.

Pas arrestimit të tij, ka nisur bashkëpunimi mes Interpol Tiranës dhe Interpol Varshavës për përfundimin e procedurave të ekstradimit. 43-vjeçari do të ekstradohet në Poloni.