Sikur të mos mjaftonte humbja e rëndë e Portugalisë në shtëpi ndaj Danimarkës, për të ndezur edhe më shumë polemikat në kampin portugez ishte deklarata thumbuese e Dolores Aveiro, nëna e Cristiano Ronaldos e cila akuzon publikisht federatën portugeze dhe lojtarët
Dolores Aveiro i ka dalë publikisht në mbrojtje djalit të saj. Por këtë herë fjalët e saj kanë ndezur polemikat, sepse janë akuza që përfshijnë gjithë kombëtaren portugeze. Gjatë një ceremonie në stadiumin “José Alvalade” të Lisbonës, ajo ka akuzuar federatën dhe lojtarët për lamtumirën nga kombëtarja të djalit të saj, duke thënë madje se ndihej e kënaqur me humbjen ndaj Danimarkës.
“Cristiano është i trishtuar, donte të ishte ndryshe. Por e tradhtuan”, – deklaroi Dolores Aveiro. Më tej për humbjen 4-1 të Portugalisë shtoi: “Mirë t’i bëhet, jam e kënaqur që Portugalia humbi”.
Pastaj nëna e CR7 e drejtoi gishtin edhe ndaj ish-shokëve të skuadrës. Pyetjes se a e kishin respektuar ata Cristiano-n, ajo iu përgjigj: “Asnjëri prej tyre”. Dolores theksoi se djali i saj nuk u respetkua nga asnjë prej komponentëve të kombëtares. Ajo kritikoi edhe festën e organizuar nga federata në Braga, pas tërheqjes së Ronaldo-s: Ajo u shpreh se një festë e tillë duhej organizuar në praninë e djalit të saj e jo në mungesë të tij.
Pas kësaj deklarate, i menjëhershëm erdhi reagimi i trajnerit Jesus: “Duhet vërtet të replikoj me nënën e Cristiano-s? Kam shumë respekt për zonjën, çfarë mund të them? Një nënë mbetet një nënë, është instikt natyral dhe e kuptoj plotësisht deklaratën e saj”, theksoi Jesus.
