Aktorja turke Melisa Döngel është kthyer në kryefjalën e mediave rozë, pasi në rrjetet sociale janë publikuar pamjet e një përleshjeje fizike ku ajo shfaqet në mes të rrugës, duke u konfliktuar me një grua tjetër.
Ngjarja raportohet të ketë ndodhur në Arnavutköy, ndërsa videoja tregon momentet e tensionuara mes dy grave. Në pamje, aktorja shihet duke u përleshur me gruan përballë saj, ndërsa personat e pranishëm ndërhyjnë vazhdimisht në përpjekje për t’i ndarë. Megjithatë, situata duket se ka dalë jashtë kontrollit, pasi të pranishmit hasin vështirësi për t’i qetësuar.
Ajo që e bëri edhe më të komentuar këtë ngjarje ishte reagimi i vetë Melisës, e cila ishte pyetur më herët nga gazetarët për lajmet rreth përleshjes. Pa e mohuar drejtpërdrejt atë që kishte ndodhur, aktorja zgjodhi të përgjigjej në mënyrë të paqartë: “Mund të ketë ndodhur, mund edhe të mos ketë ndodhur.”
Por këtë herë, pamjet e publikuara në rrjetet sociale kanë rikthyer vëmendjen te incidenti, duke bërë që emri i saj të diskutohet gjerësisht në mediat turke. Melisa Döngel është e njohur për pjesëmarrjen në disa produksione televizive, ndërsa ndër rolet e saj të spikatura është edhe ai i Leyla-s në serialin “Kusursuz Kiracı”.

