Kryeministri Edi Rama është nderuar në Bruksel të Belgjikës me Çmimin CER Lord Jakobovits, për kontributin e tij në promovimin e tolerancës dhe dialogut ndërfetar.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë kreu i qeverisë përmes një postimi në rrjetet sociale, ku ka ndarë edhe vlerësimin për këtë çmim europian.
Ky vlerësim lidhet me kontributin në promovimin e bashkëjetesës, tolerancës dhe dialogut mes besimeve fetare. Përmes postimit, Rama e ka cilësuar çmimin si një vlerësim që forcon edhe profilin e Shqipërisë në arenën europiane.


