Ish-presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, është dënuar me 17 muaj burgim për veprat penale që lidhen me pengimin e drejtësisë.
Gjykata e ka shpallur fajtor për tentativë të pengimit të personave zyrtarë në ushtrimin e detyrave të tyre zyrtare, përmes veprimit të përbashkët.
Të lidhura
None found
Gjyqtari Christopher Gosnell deklaroi se Thaçi u shpall fajtor për tentativë për pengim të personave zyrtarë në kryerjen e detyrave zyrtare, nëpërmjet veprimit të përbashkët, në bazë të nenit 401, paragrafët 2, 3 dhe 5, sipas pikave 1 dhe 2 të aktakuzës.
Ai u gjet gjithashtu fajtor për shkelje të fshehtësisë së procedurës, sipas nenit 392, paragrafët 1 dhe 2, lidhur me pikat 4, 5, 6 dhe 7 të aktakuzës, si dhe për mosbindje ndaj gjykatës.
Ndërkohë, Thaçi u shpall i pafajshëm për tentativën për pengim të personave zyrtarë, sipas pikës 3 të aktakuzës, si dhe për mosbindje ndaj gjykatës.
Për të gjitha veprat penale për të cilat u shpall fajtor, gjykata caktoi një dënim të njësuar prej 17 muajsh burgim.
Kujtojmë se më 16 shtator 2026, Thaçi ishte dënuar në shkallën e parë me 25 vjet burgim.






