Përfaqësuesit e lëvizjes studentore në Serbi hyjnë këtë të martë në Parlament, pas fitores historike në zgjedhjet e muajit të kaluar, që i dhanë fund 14 viteve të qeverisjes së partisë së Aleksandar Vuçiçit. Lëvizja studentore siguroi 140 nga 250 vendet në Parlament, ndërsa koalicioni i Vuçiçit mori 103 mandate dhe partitë e pakicave shtatë të tjerat.