Federata shqiptare e futbollit ka bërë me dije së fundmi se do të mbështesë Philippe Diallo në zgjedhjet e reja për kreun e FIFA-s, që do të mbahen më 18 mars 2027. FSHF është rreshtuar me të gjithë federatat e tjera evropiane që kanë shpallur si kandidaturë për FIFA-n presidentin aktual të federatës franceze të futbollit.

Ky rreshtim rikonfimon edhe njëherë përplasjen që UEFA ka me FIFA-n, që pas vendimit të kësaj të fundit për të krijuar një kompani private për të drejtat e organizimit të futbollit, me aksione që do të shiteshin te privati. Edhe pse FIFA u tërhoq, UEFA ka mbajtur një qëndrim të ashpër kundrejt Infantino-s, që ishte ideatori i këtij projekti.