Buxheti 2027 në Parlament, Bardhi: PD do votojë kundër, mban në këmbë modelin ekonomik të korrupsionit

17 Nëntor 2026 | 11:28

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, deklaroi se opozita do të votojë kundër projektbuxhetit të vitit 2027, i cili pritet të shqyrtohet nesër në Kuvend. Në një deklaratë për mediat nga kryesia e Kuvendit Bardhi e cilësoi atë si “buxhetin e korrupsionit”, duke pretenduar se do të rëndojë më tej ekonominë e qytetarëve shqiptarë.

Sipas Bardhit, projektbuxheti nuk synon përmirësimin e mirëqenies së qytetarëve, por mban në këmbë modelin ekonomik të qeverisë, të cilin ai e cilësoi si të bazuar te korrupsioni.

Kreu i grupit parlamentar të PD-së kritikoi gjithashtu politikat fiskale të qeverisë, duke u ndalur te ulja e TVSH-së për disa produkte ushqimore. Sipas tij, kjo masë krijon një perceptim të rremë për uljen e kostos së jetesës, ndërkohë që TVSH-ja e përgjithshme rritet në 21%, nivel që Bardhi e cilësoi si më të lartin historik.

“Thelbi i buxhetit që shqyrtohet nesër nuk është sa para do t’u mblidhen shqiptarëve, por kush do t’i shpenzojë dhe në xhepat e kujt do të përfundojnë”, u shpreh Bardhi.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama nderohet me Çmimin CER Lord Jakobovits në Bruksel: Një vlerësim për promovimin e tolerancës ndërfetare

Kryeministri Edi Rama është nderuar me Çmimin CER Lord Jakobovits për kontributin në promovimin e tolerancës dhe dialogut ndërfetar, gjatë qëndrimit të tij në Bruksel....
10:46 | 17/11/2026

Ministri Hoxha nga Brukseli: Bashkëpunim për një të ardhme më të sigurt të popullit ukrainas

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, mori pjesë në Konferencën e Veprimit ndaj Minave në Ukrainë 2026, të zhvilluar në Bruksel, ku...
10:34 | 17/11/2026

Çfarë do bëjë Spiropali, betejë nga brenda apo përballë Ramës? Analisti zbulon bidedat me deputetët e PS

Gazetari dhe analisti, Flogert Muça i ftuar këtë të të hënë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me propozimin për...
22:03 | 16/11/2026