E martë, 17 nëntor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK PUBLIK
Kërkohej nga Polonia për mashtrim, arrestohet 43-vjeçari pranë Rinasit
Lajme

Kërkohej nga Polonia për mashtrim, arrestohet 43-vjeçari pranë Rinasit

Një shtetas polak i shpallur në kërkim ndërkombëtar për mashtrim është arrestuar nga Policia e Shtetit në afërsi të aeroportit të Rinasit. 43-vjeçari Piotr Wojciechowski u lokalizua dhe u vu në pranga gjatë një operacioni të posaçëm, pas kërkesës së autoriteteve polake për kapjen e tij.

Operacioni u zhvillua nga shërbimet e FAST Albania, pjesë e Sektorit për Kërkimin në Drejtorinë e Forcës së Posaçme Operacionale, dhe u kodua “Fast”.

Sipas njoftimit zyrtar të policisë, Wojciechowski ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet e Polonisë, pasi dyshohet për përfshirje në veprën penale të mashtrimit.

Pas lokalizimit në zonën pranë Rinasit, efektivët kryen arrestimin e tij të përkohshëm, me qëllim vijimin e procedurave ligjore për ekstradimin drejt vendit të origjinës.

Për realizimin e ekstradimit, Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Varshavën, ndërsa autoritetet e të dy vendeve po koordinojnë veprimet për përfundimin e procedurave përkatëse.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.