Zjarr i madh në një stan bagëtish në Cërrik, flakët shuhen pas më shumë se 9 orësh (VIDEO)

17 Nëntor 2026 | 11:44

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një stan bagëtish në fshatin Pazhok, në Bashkinë e Cërrikut. Për shuarjen e flakëve u desh ndërhyrja e disa ekipeve zjarrfikëse, ndërsa operacioni zgjati 9 orë e 30 minuta.

Në operacion u angazhuan forcat zjarrfikëse të Cërrikut, të mbështetura nga ekipet e Elbasanit, Gramshit dhe Belshit. Ndërhyrja nisi në orën 20:00 të mbrëmjes dhe përfundoi në orën 05:30 të mëngjesit.

Si pasojë e zjarrit u dogjën rezervat ushqimore për blegtorinë, kryesisht ballat e barit. Sipas informacioneve, dendësia dhe ngjeshja e tyre e bënë të vështirë ndërhyrjen, duke detyruar zjarrfikësit t’i hapnin një nga një për të neutralizuar plotësisht vatrat e zjarrit.

Fatmirësisht, nga incidenti nuk pati dëme në bagëti dhe as persona të lënduar.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Gjyqi në GJKKO, Veliaj kërkon shtyrjen e seancës për shkak të problemeve shëndetësore

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj kërkoi shtyrjen e gjyqit në GJKKO përmes një shkrese ku pretendon se dëshiron të jetë i pranishëm, por nuk përballon...
11:41 | 17/11/2026

Kapet pranë Rinasit 43-vjeçari i kërkuar nga Polonia për mashtrim

Një 43-vjeçar i shpallur në kërkim nga autoritetet polake për veprën penale të mashtrimit është arrestuar provizorisht në afërsi të Rinasit. Policia e Shtetit bën...
11:32 | 17/11/2026

Demo: Nga 1 janari ulen tarifat e pasaportave dhe kartave të identitetit, për disa kategori

Ministri i Punëve të Brendshme, Ervin Demo, ka firmosur urdhrin për uljen e tarifave të pajisjes me pasaporta dhe karta identiteti për disa kategori qytetarësh....
11:05 | 17/11/2026