Volodymyr Zelensky konfirmoi se Ukraina goditi urën strategjike që bashkon gadishullin e Krimesë me Rusinë. Presidenti ukrainas e cilësoi operacionin si një kundërpërgjigje të paprecedentë ndaj sulmeve ruse mbi infrastrukturën e vendit.
Në një reagim të bërë publik të martën, Zelensky përgëzoi forcat ukrainase për operacionin, të cilin e përshkroi si të jashtëzakonshëm dhe të kryer në përgjigje të goditjeve ruse ndaj infrastrukturës ukrainase.
Të lidhura
None found
Sipas tij, janë dëmtuar si pjesa rrugore, ashtu edhe ajo hekurudhore e urës, një korridor me rëndësi strategjike që lidh Rusinë me Krimenë. Moska e aneksoi gadishullin në vitin 2014.
Zelensky tha se sulmi përbën pjesë të reagimit të Ukrainës ndaj goditjeve të vazhdueshme ruse, të drejtuara kundër infrastrukturës së vendit.
Ura ka peshë të veçantë strategjike dhe logjistike për Moskën, pasi është ndër lidhjet kryesore tokësore dhe hekurudhore me gadishullin. Goditja shënon një tjetër episod në përshkallëzimin e sulmeve reciproke ndaj infrastrukturës strategjike të Ukrainës dhe Rusisë.







