Një urë kyçe që lidh Krimenë e pushtuar me Rusinë është mbyllur pas raportimeve se një sulm ukrainas ka shkaktuar dëme të mëdha, gjatë një nate në të cilën të dyja vendet ndërluftuese vunë në shënjestër nyjet e rëndësishme të kalimit. Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko, njoftoi se urat Veriore dhe Jugore, arterie të rëndësishme mbi lumin Dniepër, janë mbyllur pas sulmeve me raketa balistike ruse. Këto sulme ndodhën një ditë pasi Ukraina nisi përpjekjen e saj më të fundit për të nxjerrë jashtë funksionit urën e Krimesë, një aset i çmuar i Kremlinit që shihet si simbol i pushtimit rus. Dy persona humbën jetën gjatë atij sulmi të ndodhur të dielën në mbrëmje, sipas guvernatorit të Krimesë të instaluar nga Rusia.