E ardhmja e Weston McKennie është sërish në qendër të merkatos te Juventus. Ardhja e Mauricio Pochettino si trajner i Manchester United pas përvojës së tij në krye të kombëtares së SHBA-së, ka tërhequr vëmendjen te lojtarët amerikanë, me mesfushorin bardhezi që renditet në krye të listës së objektivave të mundshëm për “Djajtë e Kuq”.
Trajneri argjentinas i njeh mirë cilësitë, pasi e ka drejtuar atë në kombëtaren amerikane dhe kjo ushqen spekulimet që vijnë nga Anglia. Vetë McKennie nuk e përjashtoi mundësinë e një kalimi në Premier League, ndonëse i cilësoi zërat si pasojë të natyrshme të ndryshimit në stolin e “Old Trafford”.
“Kalimi im tek United është një mundësi për të ardhmen. Kemi shumë djem në kombëtaren tonë që pritet të ndërrojnë klub brenda vitit të ardhshëm, ndaj është e pashmangshme që të qarkullojnë zëra të tillë“, tha McKennie.
“Nuk i dihet kurrë se çfarë mendon një trajner, por tani e tutje, me siguri do të ketë shumë zëra që na lidhin ne amerikanëve me Manchester United. Është normale. Është e qartë se Pochettino i pëlqente ky grup, veçanërisht duke pasur parasysh cilësinë që ofron ekipi ynë. Por, do të shohim se çfarë do të ndodhë”, tha amerikani.
Zgjatja e kontratës me Juventus që ai nënshkroi marsin e kaluar, deri në vitin 2030, e vendos klubin bardhezi në një pozicion të fortë. Por, përballë një oferte të majme, gjithçka mund të ndodhë me lojtarin që po i afrohet moshës 30-vjeçare.







