GJKKO vendos vijimin e seancës pa praninë e Veliajt, trupi gjykues rrëzon pretendimin e mbrojtjes

17 Nëntor 2026 | 12:16

GJKKO ka vendosur vijimin e seancës gjyqësore në mungesë të kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. Pas tërheqjes në dhomën e këshillimit për të shqyrtuar kërkesën e mbrojtjes për shtyrjen e seancës për shkak të gjendjes shëndetësore të të pandehurit, trupi gjykues vendosi të vijojë procesin me shqyrtimin e kërkesave të të pandehurve të tjerë.

Gjykata vlerësoi se mbrojtja nuk arriti të provojë se gjendja shëndetësore e Veliajt e bën të pamundur pjesëmarrjen e tij në seancë.

Prokurori Ols Dado, gjatë parashtrimit të qëndrimit të prokurorisë, deklaroi se informacionet e përcjella nga Spitali Memorial i Fierit dhe mjeku turk pasqyrojnë gjendjen shëndetësore të Veliajt, por nuk tregojnë për një situatë emergjente që do t’i pamundësonte paraqitjen në gjykatë.

Nga ana tjetër, avokati Plarent Ndreca kundërshtoi këtë argument, duke sqaruar se kërkesa për pjesëmarrjen në aktivitetin politik ishte bërë me dy alternativa: praninë fizike ose lidhjen përmes videokonferencës.

Ndreca pretendoi se prokuroria është në dijeni të gjendjes shëndetësore të Veliajt dhe se klienti i tij ka kërkuar informacion mbi situatën reale të këmbës, si dhe dokumentacionin mjekësor, përfshirë grafitë, me qëllim konsultimin me një mjek specialist.

Ai ngriti shqetësimin se Drejtoria e Burgjeve nuk po i vë në dispozicion Veliajt kartelën dhe informacionin e plotë mjekësor, duke e cilësuar këtë si pengesë për ushtrimin e të drejtave të tij dhe vijimin e procesit. Sipas mbrojtjes, Veliaj i është nënshtruar kontrolleve mjekësore në IEVP, ka kryer rezonancë dhe grafi, ndërsa i është komunikuar se mund të ketë nevojë për ndërhyrje kirurgjikale.

Edhe prokurori Altin Dumani deklaroi se SPAK nuk ka marrë asnjë relacion mjekësor nga mjeku i burgut që të përshkruajë gjendjen shëndetësore të Veliajt.

“Ne nuk kemi asnjë relacion mjekësor nga mjeku i burgut për të na përshkruar gjendjen shëndetësore të Veliajt. Nuk kemi asnjë dokument konkret mbi gjendjen e tij që të ishim të qartë”, u shpreh Dumani.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Homazhe në Policinë Fier për oficerin e Krimeve të Rënda Ermal Lulaj

Homazhe janë zhvilluar në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier në nderim të 41-vjeçarit Ermal Lulaj, oficer i Policisë së Krimeve të Rënda në...
11:57 | 17/11/2026

Zjarr i madh në një stan bagëtish në Cërrik, flakët shuhen pas më shumë se 9 orësh (VIDEO)

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë një stan bagëtish në fshatin Pazhok, në Bashkinë e Cërrikut. Për shuarjen e flakëve u desh ndërhyrja...
11:44 | 17/11/2026

Gjyqi në GJKKO, Veliaj kërkon shtyrjen e seancës për shkak të problemeve shëndetësore

Kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj kërkoi shtyrjen e gjyqit në GJKKO përmes një shkrese ku pretendon se dëshiron të jetë i pranishëm, por nuk përballon...
11:41 | 17/11/2026