Pique: Owono nuk e meritonte pezullimin prej 12 ndeshjesh

Gerard Pique ka kundërshtuar dënimin e portierit të FC Andorrës, Jesus Owono, i cili u pezullua për 12 ndeshje pas përplasjes me sulmuesin e Tenerife, Jesus De Miguel, që më vonë humbi jetën.

Ngjarja ndodhi në minutat e fundit të sfidës mes Andorrës dhe Tenerifes, më 2 nëntor, në kategorinë e dytë të futbollit spanjoll. Owono, 25 vjeç, u ndëshkua me karton të kuq, ndërsa De Miguel, 30 vjeç, ndërroi jetë të nesërmen.

Të lidhura

None found

Javën e kaluar, komisioni disiplinor i Federatës Spanjolle të Futbollit la në fuqi pezullimin 12-ndeshjesh për portierin. Pique, pronar i FC Andorrës, reagoi me një video në rrjetet sociale, duke thënë se futbollistë aktivë dhe ish-futbollistë, trajnerë e portierë të tjerë e shohin rastin si aksident.

Ish-mbrojtësi i Barcelonës dhe i Spanjës e cilësoi të padrejtë dënimin maksimal, pasi sipas tij Owono nuk mban përgjegjësi për tragjedinë. “Besoj sinqerisht se shqiptimi i dënimit maksimal ndaj Jesusit për këtë veprim e vendos atë në një situatë që nuk e meriton, sepse ai nuk është fajtor për atë që ndodhi”, deklaroi Pique.

Owono është larguar nga grumbullimi i Guinesë Ekuatoriale, e cila këtë muaj zhvillon ndeshjet kualifikuese të Kupës së Kombeve të Afrikës kundër Zimbabvesë.

Pique theksoi gjithashtu se portierit do t’i duhet më shumë se periudha e pezullimit për t’u rikthyer në fushë dhe për të garuar. “Jesusi do të ketë nevojë për shumë më tepër se 12 ndeshje para se të jetë i gatshëm për t’u rikthyer dhe për të konkurruar. Asnjë dënim nuk do ta kthejë De Miguelin tek ne”, përfundoi ai.


Shtuar më 17.11.2026 12:37

grandpashabet resmi girişBursa Escortgrandpashabet resmi girişjojobetgrandpashabet güncel girişgrandpashabet güncel girişgrandpashabet güncel girişgrandpashabet girişgrandpashabet girişkahraman haberdeneme bonusu veren sitelercasinofast güncel girişstarzbetonline notarystarzbetgiftcardmall/mygiftextrabetjojobetkavbetgrandpashabet girişyakabetjojobetjojobetjojobetjojobetjojobet girişjojobet girişjojobet