• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, November 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Protestat dhe përplasjet me gazetarët, Tabaku kërkon dëgjesë me drejtuesit e Policisë së Shtetit: Duam transparencë!

by A. Q
17/11/2026 13:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetarja e Komisionit të të Drejtave të Njeriut dhe Medias, Jorida Tabaku, denoncoi refuzimin e ministrit të Brendshëm, Ervin Demo, dhe të drejtorit të Policisë së Shtetit, Skënder Hitaj, për t’u paraqitur në dëgjesa publike mbi sjelljen e policisë gjatë protestave.

Në deklaratën për mediat, ajo akuzoi edhe deputetët socialistë të komisionit se kanë bllokuar përcjelljen e kërkesës për dëgjesë me drejtuesen e Autoritetit të Mediave Audiovizive (AMA).

Sipas Tabakut, kërkesa për thirrjen e ministrit të Brendshëm është depozituar në protokollin e Kuvendit prej më shumë se një muaji dhe është përballur me heshtje e refuzim. Ajo tha se edhe kërkesa e mëpasshme drejtuar Skënder Hitajt për të shpjeguar veprimet e policisë gjatë protestave studentore është refuzuar.

Deputetja kërkoi përgjigje për mbi 1 000 persona të shoqëruar në polici, mes të cilëve 250 të mitur. Ajo denoncoi përdorimin disproporcional të gazit dhe goditjet me plumba gome në nivelin e syve, duke ngritur shqetësimin edhe për punonjës policie që, sipas saj, nuk mbanin mjete të qarta identifikimi.

Tabaku tha se janë raportuar mbi 60 incidente mes policisë dhe gazetarëve e fotoreporterëve, për të cilat kërkoi shpjegime nga ministri dhe drejtori i Policisë.

“Mirëpo ata kanë zgjedhur të heshtin!”, u shpreh ajo.

Për AMA-n, Tabaku sqaroi se anëtarët e mazhorancës në komision kanë refuzuar edhe ta përcjellin kërkesën për dëgjesë me drejtuesen e institucionit. Ajo i akuzoi se po i bëhen mburojë politike dhe e akuzoi autoritetin për anësi në gjobitjen e mediave që u japin hapësirë zërave opozitarë.

Duke folur për pjesëmarrjen e saj në Komisionin e Punëve të Jashtme të Parlamentit Europian (AFET), Tabaku tha se këto çështje ishin pjesë e raportimeve të saj në diskutimet për Shqipërinë. Sipas saj, shqetësimet kishin gjetur dakordësi edhe mes eurodeputetëve të majtë dhe përfaqësuesve të partive që nuk janë simotra me PD-në.

Tabaku kërkoi që Kuvendi të rikthehet në rolin e tij kushtetues të kontrollit dhe llogaridhënies.

“Një demokraci nuk mund të jetë institucionale nëse nuk ka transparencë dhe kontroll”, deklaroi ajo.

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protestat dhe përplasjet me gazetarët, Tabaku kërkon dëgjesë me drejtuesit e Policisë së Shtetit: Duam transparencë!

Protestat dhe përplasjet me gazetarët, Tabaku kërkon dëgjesë me drejtuesit e Policisë së Shtetit: Duam transparencë!

November 17, 2026
“Më pak burokraci”- Ministrja Diella prezanton modelin e ri të Prokurimeve të Përqendruara: Më shumë transparencë dhe siguri!

“Më pak burokraci”- Ministrja Diella prezanton modelin e ri të Prokurimeve të Përqendruara: Më shumë transparencë dhe siguri!

November 17, 2026
Rrugorja në aksion, arreston 9 shoferë dhe vendos 4384 gjoba! Drejtuesi i autobusit në Tiranë kapet në gjendje të dehur

Rrugorja në aksion, arreston 9 shoferë dhe vendos 4384 gjoba! Drejtuesi i autobusit në Tiranë kapet në gjendje të dehur

November 17, 2026
Berisha sulmon Buxhetin 2027, bën thirrje për protestë masive më 28 Nëntor: Ky është buxheti tipik i një narkoshteti, i përgatitur në fshehtësi!

Berisha sulmon Buxhetin 2027, bën thirrje për protestë masive më 28 Nëntor: Ky është buxheti tipik i një narkoshteti, i përgatitur në fshehtësi!

November 17, 2026
Kualifikueset Euro 2028, si funksionon shorti i kompeticionit pas mbarimit të fazës së parë të Ligës së Kombeve?

Kualifikueset Euro 2028, si funksionon shorti i kompeticionit pas mbarimit të fazës së parë të Ligës së Kombeve?

November 17, 2026
Homazhe në Fier për Shefin e Krimeve në Vlorë, Ermal Lulaj, flet Hita: Humbëm kolegun dhe vëllain tonë!

Homazhe në Fier për Shefin e Krimeve në Vlorë, Ermal Lulaj, flet Hita: Humbëm kolegun dhe vëllain tonë!

November 17, 2026
Gjyqi i Speciales/ Çitaku: Aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve, i turpshëm dhe i papranueshëm!

Gjyqi i Speciales/ Çitaku: Aktgjykimi ndaj Thaçit dhe të tjerëve, i turpshëm dhe i papranueshëm!

November 17, 2026
VIDEO/ Deputetes së Vuçiçit i hedhin kos në kokë në hyrje të Parlamentit serb!

VIDEO/ Deputetes së Vuçiçit i hedhin kos në kokë në hyrje të Parlamentit serb!

November 17, 2026
Shtyhet për në 17 nëntor gjyqi për Veliajn, gjykata: Nuk jemi kompetentë për transferimin! Avokati: Kërkojmë vendimin e Drejtorisë së Burgjeve për…

Kërkoi shtyrjen e seancës, GJKKO rrëzon kërkesën e Veliajt, gjyqi vijon pa praninë e kryebashkiakut!

November 17, 2026
Tragjedia rrugore në autostradën Fier-Vlorë, i jepet lamtumira e fundit oficerit të policisë Ermal Lulaj! 41-vjeçari ishte babai i tre fëmijëve

Tragjedia rrugore në autostradën Fier-Vlorë, i jepet lamtumira e fundit oficerit të policisë Ermal Lulaj! 41-vjeçari ishte babai i tre fëmijëve

November 17, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In