Takimi i kryebashkiakut me Gogun në burg në emër të Ramës, avokati: Kryeministri të hetojë ministrin e tij, ne e kemi të plotë informacionin se përse u bë! Përgjegjësia nuk bie mbi Veliajn

Avokati i Erion Veliajt, Plarent Ndreca, ka kërkuar nisjen e hetimeve institucionale, lidhur me pretendimet e bëra publike nga kryebashkiaku i Tiranës se në takimin në burg me ministrin e Drejtësisë Toni Gogu, ai është kërcënuar në emër të Edi Ramës.

Ndreca u shpreh se kryeministri ka detyrimin kushtetues të kërkojë verifikimin e situatës dhe të mos mbajë anë pa u hetuar më parë pretendimet e ngritura nga Veliaj.

Të lidhura

None found

“Veliaj ka bërë pretendimet e tij publike, kryeministri ka detyrimin kushtetues për të bërë hetimin mbi këtë situatë. Nuk duhet mbajtur anë pa u bërë hetimi, janë institucionet kushtetuese që kanë detyrimin të verifikojnë si është situata, mënyra si është hyrë, si është takuar dhe çfarë është thënë. Ne kemi thënë të vërtetën tonë dhe nëse ka pretendime për këtë të vërtetë janë institucionet që mund të hetojnë. Fakti që nuk hetojnë, fakti që nuk janë përgjigjur kërkesës tonë për komision hetimor, nuk e kemi bërë pa qëllim kërkesën e parë për komision hetimor sepse ka nevojë për verifikim të dokumentit sekret, ka nevojë për ballafaqim publik, ka nevojë për një deklarim publik dhe zoti Veliaj e ka marrë përsipër që të bëjë deklaratat e tij. Fakti që injorohen këto kërkesa dhe heshtet do të thotë që nuk është problemi tek deklarimi i Veliajt, por diku tjetër që nuk po vepron për të hetuar atë që ne kemi kërkuar publikisht”, deklaroi avokati.

Po ashtu, ai beri te ditur se e kane te plotë informacionin si dhe pse eshte bere takimi mes Veliajt dhe Gogut, por theksoi se keto prova ka detyrimin ti mbledhe prokuroria.

Avokati theksoi se ai ka përcjellë publikisht atë që klienti i tij ka deklaruar, ndërsa përgjegjësinë për zbardhjen e çështjes ia adresoi institucioneve.

“Informacionin e kemi të plotë, çfarë ka ndodhur, si ka ndodhur dhe pse është bërë. Këto informacione ne i kemi, por duhet ti mbledhë prokuroria. Unë kam transmetuar çfarë klienti im ka thënë dhe nëse kryeministri është i shqetësuar për të vërtetën duhet të kishte filluar hetimin për ministrin e tij. Fakti që nuk hetohet nuk bie përgjegjësia mbi zotin Veliaj. Provat i kanë institucionet dhe të bëjnë veprimet e tyre, të nxjerrin të vërteten, por jo duke goditur avokatin e zotit Veliaj”, tha Ndreca.


Shtuar më 17.11.2026 13:00

grandpashabet resmi girişBursa Escortgrandpashabet resmi girişjojobetgrandpashabet güncel girişgrandpashabet güncel girişgrandpashabet güncel girişgrandpashabet girişgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusu veren sitelercasinofast güncel girişstarzbetonline notarystarzbetgiftcardmall/mygiftextrabetjojobetkavbetgrandpashabet girişyakabetjojobetjojobetjojobetjojobetjojobet girişjojobet girişjojobet