“O biri i nënës”, Homazhe mes lotësh për shefin e Krimeve të Rënda në Vlorë, baba i 3 fëmijëve

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 17.11.2026, 13:11

Mes dhimbjes dhe lotëve, familjarë, miq dhe kolegë i kanë dhënë sot lamtumirën e fundit Ermal Lulajt, shefit të Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë.

Homazhet në nderim të 41-vjeçarit u zhvilluan në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Fier, ku kolegë dhe drejtues të Policisë së Shtetit u mblodhën për të nderuar kujtimin e tij.

Lulaj humbi jetën mbrëmjen e së hënës, pas një aksidenti të rëndë rrugor në autostradën Fier-Vlorë, në afërsi të Novoselës. Ndarja e tij e parakohshme nga jeta ka lënë pas një dhimbje të madhe te familjarët, miqtë dhe kolegët.

Përtej uniformës dhe detyrës që mbante, Ermal Lulaj ishte edhe baba i tre fëmijëve të mitur, të cilët do të përballen me mungesën e tij të parakohshme.

Këtë të martë, ai do të përcillet për në banesën e fundit, ndërsa kujtimi i tij do të mbetet mes njerëzve me të cilët ndau jetën dhe karrierën në radhët e Policisë së Shtetit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit