Një rrjedhje masive prej më shumë se 15 milionë dokumentesh të Deutsche Bank ka zbuluar shkelje të rënda, dështime sistematike dhe marrëdhënie të diskutueshme me disa prej klientëve më të pasur të bankës, përfshirë oligarkë rusë, Jeffrey Epstein dhe presidentin amerikan Donald Trump. Dokumentet, të siguruara dhe të analizuara nga Financial Times në bashkëpunim me më shumë se 200 gazetarë ndërkombëtarë, përfshijnë email-e, hetime të brendshme, procesverbale mbledhjesh dhe raporte për kontrollin e zbatimit të rregullave.