Pandeli Majko reagon 4 ditë pas Asamblesë: Fola për kontaktet e papërshtatshme dhe diskretituese të socialistëve me krimin e organizuar

Në një postim në rrjete sociale, ish-deputeti i Partisë Socialiste, Pandeli Majko, ka reaguar pas raportimeve lidhur me fjalën e tij në mbledhjen e fundit të Asamblesë Kombëtare të PS-së, duke mohuar se ka ngritur shqetësime për video erotike të kolegëve të tij.

Majko thotë se në fjalën e tij ka folur për kontaktet e papërshtatshme dhe diskretituese të disa personave me krimin e organizuar, duke kërkuar largimin e tyre nga politika.

Të lidhura

None found

Ai thekson se ka përmendur vetëm një informacion publik mbi video të sekuestruara nga SPAK, pa bërë asnjë referencë për video erotike, shkruan ai.

REAGIMI:

“NDJESE E DETYRUAR”…

Po ndjek me humor “daullet” e mediave sipas të cilave në mbledhjen e fundit të asamblesë së PSSH jam “shqetësuar” për erotizmin dhe ndershmërinë e kolegëve të mij socialistë!

Në fakt, në fjalën time në asamblenë kombëtare kam folur PËR KONTAKTET E PAPERSHTATSHME DHE DISKRETITUESE ME KRIMIN E ORGANIZUAR! Në mbledhje kërkova që këta njerëz DUHET TË LARGOHEN NGA POLITIKA!

Në fjalën time përmenda veç një informacion publik për video të sekuestruara nga SPAK! Asnjë fjalë për “erotizmin” apo “videot e seksit”!

I vetmi gazetar që më pyeti për të konfirmuar deklarimet e mija ishte Muhamed Veliu! https://top-channel.tv/…/bashkine-e-tiranes-rrezikojme…/

Fevziut i pëlqeu më shumë “varianti me seks!” 😂

Ky është ai momenti kur kupton se në vendin tonë për një person publik janë më të rënda “videot erotike” se sa KONTAKTET E PAPERSHTATSHME DHE DISKRETITUESE ME KRIMN E ORGANIZUAR!!!

Ndjesë për zhgënjimin!

 


Shtuar më 17.11.2026 14:51

grandpashabet resmi girişBursa Escortgrandpashabet resmi girişjojobetgrandpashabet güncel girişgrandpashabet güncel girişgrandpashabet güncel girişgrandpashabet girişgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusu veren sitelercasinofast güncel girişstarzbetonline notarystarzbetgiftcardmall/mygiftextrabetjojobetkavbetgrandpashabet girişyakabetjojobetjojobetjojobetjojobetjojobet girişjojobet girişjojobet