Fundoset brenda 48 orëve anija e dytë tregtare në brigjet e Bullgarisë, nis operacioni i shpëtimit për 19 anëtarët e ekuipazhit
Një anije cisternë gazi me flamur të Liberisë u fundos në zonën ekskluzive ekonomike të Bullgarisë në Detin e Zi të martën, sipas Ministrisë së Mbrojtjes.
Personeli ushtarak dhe avionët bullgarë janë të përfshirë në operacionin e kërkim-shpëtimit për ekuipazhin e 19 shtetasve filipinas të transportuesit të gazit GAS HUSKY, i cili u fundos rreth 50 milje detare, rreth 100 kilometra, larg bregdetit, tha ministria në një deklaratë.
Raportohet gjithashtu se një helikopter Cougar është dërguar në vendin ku ishte gjetur një gomone shpëtimi me njerëz, teksa operacioni i shpëtimit është duke vazhduar.
Anija cisternë ishte zhdukur nga radari pak pas mesnatës dhe, rreth orës 8:02 të mëngjesit sipas orës lokale, shama e emergjencës u aktivizua, duke lëshuar një sinjal për një anije të fundosur.
Anija cisternë, që udhëtonte nga Aleksandria e Egjiptit për në portin rumun të Midias, është anija e dytë tregtare që fundoset në brigjet e Bullgarisë brenda dy ditësh.
Të hënën, një anije mallrash me flamur somalez u fundos në zonën ekskluzive ekonomike të Bullgarisë, jo shumë larg vendit të incidentit të së martës.
Të 12 anëtarët e ekuipazhit në bord u shpëtuan në një operacion shpëtimi.
Po nisin hetimet për shkaqet e incidenteve. Deri më tani, nuk ka informacion zyrtar nëse anijet u goditën nga dronë.
Javët e fundit ka pasur disa sulme vdekjeprurëse me dronë kundër anijeve tregtare pranë brigjeve të Bullgarisë dhe Rumanisë, të cilat analistët dhe udhëheqësit politikë ia kanë fajësuar gjerësisht luftës së Rusisë kundër Ukrainës.
Me syze dhe cigare në dorë, Kim Jong Un shfaqet në resortin e skive në kufi me Kinën (VIDEO)
Trump: Kim Jong Un do të donte të vinte në Kinë
Mbretëria e Bashkuar vendos sanksione ndaj firmave që ndërtojnë vendbanime izraelite në Bregun Perëndimor
- 14:50 Gjumi i mirë nxit hormonin e rritjes, ndikon në muskuj e kocka
- 14:48 “Dark Capital”, sekuestrohen pasuri mbi 10 milionë euro të 51-vjeçarit në Tiranë
- 14:47 Eksportet rriten 1.5%, deficiti tregtar arrin në 56 miliardë lekë
- 14:31 Me syze dhe cigare në dorë, Kim Jong Un shfaqet në resortin e skive në kufi me Kinën (VIDEO)
- 14:31 Incident në Parlamentin e Serbisë, deputetes së partisë së Vuçiçit i hedhin kos në kokë (VIDEO)
- 14:23 Tragjedi në Itali, makina përplas për vdekje punëtorin shqiptar në kantierin e ndërtimit në autostradë