“Vdekja është pranë”, brenda valës së kërcënimeve të rreme me bombë që tronditën shkollat dhe aeroportet e Europës
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka tërhequr vëmendjen gjatë mbërritjes në Filipine, jo vetëm për vizitën e tij diplomatike në kuadër të samitit të liderëve botërorë, por edhe për ndryshimin e flokëve.
Kreu i Shtëpisë së Bardhë u shfaq me flokë dukshëm më të errët, më të dendur dhe më të fryrë se zakonisht, duke nxitur reagime dhe spekulime të shumta në rrjetet sociale.
80-vjeçari u prit me ceremoni në aeroportin ndërkombëtar Ninoy Aquino të Manilës, ku zbriti nga avioni presidencial Air Force One. Në humor të mirë, ai përshëndeti të pranishmit duke valëvitur flamujt amerikanë dhe filipinas, ndërsa në sfond luhej kënga e njohur “YMCA” e grupit Village People, e përdorur shpesh edhe në tubimet e tij elektorale, shkruan “The Sun”.
Megjithatë, vëmendjen më të madhe e mori modeli i ri i flokëve të presidentit amerikan. Flokët e tij karakteristikë biondë dukeshin këtë herë me një nuancë dukshëm më të errët dhe më voluminoze, duke shkaktuar një valë komentesh në internet.
Disa përdorues të rrjeteve sociale ngritën pikëpyetje nëse Trump kishte ndryshuar ngjyrën e flokëve apo kishte bërë ndonjë ndërhyrje estetike.
“Donald Trump u largua nga Amerika me flokë të bardhë dhe mbërriti në Filipine me flokë të errët! Çfarë ndodhi?”, shkroi një përdorues.
“Trump mbërrin në Filipine për samitin ASEAN dhe flokët e tij duket se po përpiqen të largohen nga vendi”, komenton një tjetër me humor.
Nuk është hera e parë që pamja e tij bëhet objekt diskutimi. Edhe gjatë një vizite në New Jersey, në shtator, flokët e Trumpit u shfaqën me një nuancë më të errët se zakonisht, duke nxitur komente të ngjashme.
Përtej vëmendjes që mori pamja e tij, vizita në Filipine shënon nisjen e një axhende të ngjeshur diplomatike për presidentin amerikan, i cili merr pjesë në samitin e 49-të të Shoqatës së Kombeve të Azisë Juglindore (ASEAN).
Top Channel