E martë, 17 nëntor 2026 DENONCO ANONIM Denonco: +355 69 20 95 843
PUBLIK PUBLIK
Goditën me vezë makinën e Ramës në Manzë, Gjykata liron dy aktivistët
Lajme

Goditën me vezë makinën e Ramës në Manzë, Gjykata liron dy aktivistët

Dy aktivistët Edison Lika, 28 vjeç, dhe Albi Dema, 37 vjeç, janë liruar nga Gjykata e Durrësit, pas arrestimit të tyre për incidentin e ndodhur në Manzë, ku automjeti i kryeministrit Edi Rama u godit me vezë.

Vendimi u dha këtë të martë nga gjyqtari Orgert Nazaj, i cili konstatoi paligjshmërinë e arrestimit në flagrancë të dy të rinjve, të ndaluar nga Policia e Durrësit katër ditë më parë.

Ngjarja u regjistrua teksa Rama po udhëtonte drejt vendit ku do të merrte pjesë në punimet e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste. Pas incidentit, Lika dhe Dema u shoqëruan në polici dhe u akuzuan për veprën penale “Goditje për shkak të detyrës”.

Edhe gjatë seancës gjyqësore, dy aktivistët vijuan të shprehnin qëndrimin e tyre kundër kryeministrit, duke përsëritur thirrjen “Arrestoni Ramën!”.

Ndërkohë, jashtë ambienteve të gjykatës ishin mbledhur aktivistë dhe protestues nga Tirana dhe Durrësi, të cilët shprehën mbështetjen për dy të arrestuarit. Ata përsëritën sloganet kundër qeverisë, që prej muajsh shoqërojnë protestat e zhvilluara në kryeqytet.

Pas lirimit, aktivisti Edison Lika deklaroi se ky është rasti i tretë kur gjykatat i kanë cilësuar të paligjshme arrestimet e protestuesve. Ai kërkoi që Policia e Shtetit të mos vijojë me ndalimin e qytetarëve që marrin pjesë në protesta.

Vendimi i Gjykatës së Durrësit rikthen në vëmendje debatet mbi mënyrën se si policia po menaxhon protestat dhe ndërhyrjet ndaj aktivistëve që kundërshtojnë qeverinë.

Na ndiqni në YouTubeVideo, intervista dhe transmetime nga PUBLIK TV Abonohu

Keni një histori? Denonco anonimisht, identiteti juaj mbrohet.

Denonco
DENONCO

Zëri yt bëhet lajm.

Bëhu pjesë aktive e Publik.al. Raporto çdo padrejtësi, korrupsion apo ngjarje, me foto dhe video. Identiteti yt mbrohet nga redaksia.