Bordi ul çmimet e karburanteve, nafta zbret në 207 lekë për litër

Çmimi tavan i naftës me pakicë u ul me 3 lekë, në 207 lekë për litër, me vendimin e 17 nëntorit të Bordit të Transparencës. Benzina dhe gazi për automjete u ulën me nga 1 lek për litër, përkatësisht në 164 dhe 70 lekë.
Në vendimin e mëparshëm, të 12 nëntorit, nafta shitej me pakicë me jo më shumë se 210 lekë për litër, benzina me 165 lekë dhe gazi për automjete me 71 lekë.
Të njëjtat ulje u zbatuan edhe në tregtimin me shumicë. Çmimi i naftës zbriti nga 198 në 195 lekë për litër, i benzinës nga 153 në 152 lekë dhe i gazit për automjete nga 59 në 58 lekë. Për aktivitetin e peshkimit, çmimi i naftës u ul me 2 lekë, nga 114 në 112 lekë për litër.
Çmimet e reja hyjnë në fuqi më 17 nëntor, në orën 17:30, dhe mbeten të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit.
Ky është artikull ekskluziv i Revistës Monitor, që gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to”.
Artikulli mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar “Revista Monitor” shoqëruar me linkun e artikullit origjinal.









