Arrestohet në spital drejtuesi i skrepit që u përfshi në aksidentin tragjik ku humbi jetën shefi i Krimeve të Rënda në Vlorë, Ermal Lula.
63-vjeçari ishte plagosur nga përplasja dhe ishte transportuar në Spitalin Rajonal të Vlorës, ku mësohet se është arrestuar nga policia.
Sipas policisë, Lulaj humbi kontrollin mbi drejtimin e mjetit për shkak të lagështirës dhe motit të keq me shi.
Ndërkohë disa burime thanë se skrepi nuk kishte drita në pjesën e pasme. Megjithatë, janë hetimet dhe ekspertiza ato që do të zbardhin shkakun e aksidentit.
Ngjarja ndodhi mbrëmjen e së hënës në autostradën Fier–Vlorë, pranë Novoselës.












