Qeveria e Kosovës kritikon Dhomat e Specializuara pas aktgjykimit ndaj Thaçit

Qeveria e Kosovës kritikon Dhomat e Specializuara pas aktgjykimit ndaj Thaçit

15:58, 17/11/2026

Qeveria e Kosovës ka reaguar pas shpalljes së aktgjykimit në rastin ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi dhe të tjerëve në Hagë, lidhur me akuzat për pengim të administrimit të drejtësisë.

Në një deklaratë të publikuar të martën, Qeveria ka theksuar se pavarësia e gjyqësorit dhe respektimi i vendimeve gjyqësore janë parime themelore të sundimit të ligjit, por ka shtuar se kjo nuk e përjashton të drejtën për të ngritur shqetësime lidhur me funksionimin e institucioneve të drejtësisë.

Qeveria ka bërë të ditur se kritikat dhe rezervat e saj ndaj Dhomave të Specializuara mbeten të qëndrueshme, veçanërisht sa i përket transparencës së procedurave, respektimit të të drejtave të palëve dhe garantimit të standardeve për një gjykim të drejtë.

“Besimi në drejtësi nuk ndërtohet vetëm mbi vendimet që merren, por edhe mbi mënyrën se si arrihet deri tek ato”, thuhet në deklaratë.

Në fund, Qeveria ka theksuar se angazhimi për sundimin e ligjit dhe respektimin e plotë të të drejtave dhe garancive procedurale janë pjesë e të njëjtit qëndrim parimor, duke nënvizuar se drejtësia duhet të jetë e drejtë, transparente dhe e besueshme./ RTK.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco