Çfarë po ndodh në SHBA? Bie rrjeti sekret i Agjencisë së Sigurisë Kombëtare

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 17.11.2026, 17:12

Një tjetër ndërprerje e rëndësishme e sistemeve teknologjike është raportuar në SHBA, këtë herë në një prej institucioneve më të rëndësishme të sigurisë kombëtare. Rrjeti i brendshëm i komunikimit të klasifikuar të Agjencisë së Sigurisë Kombëtare (NSA) ka dalë jashtë funksionit, duke ngritur pikëpyetje mbi shkakun dhe përmasat e problemit.

Sipas raportimeve nga mediat ndërkombëtare, rrjeti i quajtur “NSA Net” përdoret nga punonjësit e agjencisë për komunikimin e brendshëm të informacionit të klasifikuar.

Autoritetet po përpiqen të përcaktojnë shtrirjen e ndërprerjes, ndërsa deri në momentin e raportimit nuk kishte prova të menjëhershme se bëhej fjalë për një sulm kibernetik. NSA nuk ka dhënë ende një koment zyrtar për mediat.

Ngjarja vjen pas një serie problemesh teknologjike të regjistruara ditët e fundit në SHBA. Fillimisht, një ndërprerje e Microsoft shkaktoi probleme në shërbime si Outlook dhe Teams, ndërsa më pas një defekt në sistemet e komunikimit të kontrollit ajror të FAA-së çoi në bllokimin e fluturimeve në të gjithë vendin.

Probleme u raportuan gjithashtu në shërbimet bankare, përfshirë ato të JPMorgan Chase, si dhe në sistemet e United Airlines.

Megjithatë, zyrtarët amerikanë kanë deklaruar se këto incidente nuk kanë prova që i lidhin me njëri-tjetrin apo me një sulm të koordinuar kibernetik. Për momentin, nuk ka konfirmim se ndërprerja e rrjetit të NSA-së ka të njëjtin shkak me problemet e tjera teknologjike.

Rënia e një rrjeti që përdoret për komunikime të klasifikuara të inteligjencës amerikane e bën ngjarjen veçanërisht të ndjeshme, ndërsa mbetet për t'u zbuluar se çfarë e nxori jashtë funksionit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
JOQ Sondazh
KLIKO PËR TË VOTUAR
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit