Agjencia e Mbikëqyrjes në Sistemin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale ka zhvilluar këtë të martë kontrolle në ambientet e burgut të Fierit, ku janë zbuluar doza të dyshuara të lëndës narkotike të llojit hashash.
Sipas raportimeve, lënda narkotike u gjet gjatë kontrolleve të ushtruara në institucionin e vuajtjes së dënimit. Megjithatë, deri më tani nuk janë bërë të ditura detaje mbi sasinë e sekuestruar, vendin konkret ku u zbuluan dozat apo personat që mund të jenë të përfshirë.
Pritet që të kryhen verifikime të mëtejshme për të përcaktuar rrethanat e rastit dhe përgjegjësitë, si dhe për të zbardhur mënyrën se si lënda narkotike ka përfunduar brenda burgut.


