Pas skandalit dhe dorëheqjes së bujshme, Huang shprehet i gatshëm të rikthehet në krye të Nvidia-s
Jensen Huang është i gatshëm të kthehet në pozicionin e Drejtorit Ekzekutiv të Nvidia nëse i kërkohet nga bordi i drejtorëve të kompanisë, tha ish-kreu i gjigantit të teknologjisë të martën në mëngjes, në deklaratën e tij të parë publike që nga dorëheqja e tij.
“Që nga largimi im, kam marrë një valë të paparë thirrjesh nga punonjësit e Nvidia, investitorët, partnerët e biznesit dhe klientët për t’u rikthyer në pozicionin e CEO-s”, tha Huang në një deklaratë.
“Nëse bordi i drejtorëve përcakton se kthimi im i shërben më së miri interesave të aksionarëve tanë, punonjësve tanë, kompanisë dhe Amerikës, do të isha i nderuar t’u përgjigjesha këtyre thirrjeve dhe të kthehesha si Drejtor Ekzekutiv”, shtoi ai.
Kjo është deklarata e parë e Huang që nga dorëheqja e tij të enjten, pas zbulimeve se ai kishte afera jashtëmartesore, përfshirë një me një grua të dyshuar për spiunazh për Kinën, si dhe me një drejtues në kompaninë e tij.
Zbulimet e shtynë bordin të njoftonte të martën herët formimin e një komiteti të ri për të mbikëqyrur politikat e sigurisë kombëtare të Nvidia-s dhe pajtueshmërinë me kufizimet e eksportit.
Deklarata e parë e Huang vjen pas një jave me zhvillime të stuhishme, gjatë së cilës punonjësit e Nvidia-s, investitorë të shquar, miliarderë të teknologjisë si Elon Musk, dhe madje edhe Presidenti Trump, kanë dhënë mendimin e tyre mbi të ardhmen e Huang .
Trump u tha gazetarëve të hënën se do të mbështeste rikthimin e Huang si CEO i Nvidia-s.
“Sigurisht që nuk do të më vinte keq nëse kjo do të ndodhte”, tha Trump, duke shtuar se beson që Huang “mori një mësim të madh”.
Të hënën, një drejtues i lartë i Nvidia-s i dërgoi një letër kryetarit të bordit Harvey Jones duke kërkuar rikthimin e Huang në pozicionin e drejtorit ekzekutiv. Letra u shpërnda gjerësisht midis drejtuesve të kompanisë.
Megjithatë, sipas Wall Street Journal, bordi i drejtorëve të Nvidia nuk po e shqyrton rikthimin e Huang si CEO , pavarësisht thirrjeve të vazhdueshme nga disa investitorë dhe punonjës për rikthimin e tij.
Nader Khalil, drejtor i teknologjisë dhe shërbimeve për zhvilluesit, tha në letrën e tij se i gjithë ekosistemi i sistemeve të avancuara kompjuterike dhe tregu i inteligjencës artificiale varen nga “udhëheqja vizionare” e Jensen.
Në deklaratën e tij të martën në mëngjes, Huang kërkoi përsëri falje familjes dhe punonjësve të kompanisë për pabesitë e tij, duke pranuar se kishte bërë “gabime serioze” në jetën e tij personale.
“Nuk i përmbusha standardet e sjelljes që priten nga të gjithë në Nvidia,” shkroi Huang.
“Krijova probleme për bordin, për të cilat më vjen shumë keq. Marr përgjegjësi të plotë për gabimet e mia”, shtoi ai.
Huang tha gjithashtu se ishte krenar që ishte amerikan dhe vlerësoi mundësitë që Shtetet e Bashkuara i ofruan për karrierën e tij profesionale.
“Askund tjetër përveç Amerikës nuk mund të ketë një kompani si Nvidia”, shkroi ai.
Papa kundër propozimit që priftërinjtë katolikë të martohen: Për momentin jo, në të ardhmen gjërat mund të ndryshojnë
Rrëzohet avioni ushtarak rus “An-12” në Siberi, humbin jetën 17 persona (VIDEO)
SHBA, del jashtë funksionit rrjeti i klasifikuar i komunikimeve të Agjencisë së Sigurisë Kombëtare
- 17:30 Papa kundër propozimit që priftërinjtë katolikë të martohen: Për momentin jo, në të ardhmen gjërat mund të ndryshojnë
- 17:24 Rrëzohet avioni ushtarak rus “An-12” në Siberi, humbin jetën 17 persona (VIDEO)
- 17:11 PDK: Do t’i përgjigjemi vendimit të Speciales me veprime konkrete politike, juridike e diplomatike
- 17:08 Ambasadori Tarran takon kreun e Gjykatës së Lartë, në fokus përdorimi i tepruar i masës së paraburgimit
- 17:04 “Le të jetë ky Nëntori i Tretë”, studentja: Më 28 Nëntor do vijnë me mijëra nga diaspora…
- 16:50 SHBA, del jashtë funksionit rrjeti i klasifikuar i komunikimeve të Agjencisë së Sigurisë Kombëtare