Berisha: Droga është burim i së keqes, ka shtrenjtuar jetesën dhe dëmtuar prodhimin vendas

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, akuzoi qeverinë e Edi Ramës se e ka shndërruar Shqipërinë në narkoshtet. Sipas tij, droga dhe krimi janë kthyer në forcën kryesore që ushqen të keqen në vend.

Në Foltoren e PD-së në Berat, Berisha deklaroi se narkoeurot kanë ndikuar në rënien e vlerës së euros, shtrenjtimin e çmimeve dhe dobësimin e prodhimit vendas. Ai tha se eksportet e Shqipërisë janë tkurrur me 28 për qind vitet e fundit, prodhimi industrial me 15.3 për qind, ndërsa rënia e prodhimit bujqësor ka qenë edhe më e thellë.

Të lidhura

None found

Ai ngriti shqetësimin edhe për zhvillimet demografike, duke thënë se lindshmëria në Shqipëri ka rënë në nivelet e një shekulli më parë dhe se një numër i madh shqiptarësh janë larguar nga vendi.

Berisha tha se Shqipëria renditet ndër vendet më të shtrenjta të rajonit. Sipas tij, çmimet e ushqimeve dhe produkteve bazë në vend janë sa 110 për qind e mesatares së Bashkimit Evropian.

Fjalimi i Sali Berishës, kreut të PD-së, në Foltoren e Partisë Demokratike në Berat

Mirëmbrëma. Ju përcjell përshëndetjet e mia të përzemërta, demokratëve e demokrateve dhe të gjithë qytetarëve të Beratit, në këtë sallë, në qytet e në qark, si dhe kudo që ndodheni sonte.

Dua të shpreh respektin dhe mirënjohjen time të thellë për qytetarët dhe banorët e këtij qyteti e të këtij qarku. Trashëgimia e tyre e jashtëzakonshme, e krijuar përgjatë shekujve dhe mijëvjeçarëve, është burim krenarie për çdo shqiptar dhe për çdo njeri të qytetëruar në mbarë botën.

Të nderuar drejtues të degëve të PD-së në qark, deputetë, kryetar i partisë dhe drejtues të PD-së, vij sot për të biseduar me ju. Gjendja është padyshim kritike, por njëkohësisht ka arsye për shpresë dhe besim në të ardhmen.

Shqipëria sot qeveriset nga një narkodiktaturë autoritare, e tillë siç nuk ka në asnjë vend tjetër të Evropës dhe në shumë pak vende të botës.

Ne që e kemi përjetuar diktaturën komuniste e dimë se ajo nuk lejonte asnjë lloj pluralizmi; për këtë arsye cilësohet si totalitare.

Regjimi i sotëm është autoritar, por, pothuajse njësoj si ai i dikurshmi, diktatori i ka mbledhur të gjitha pushtetet në duart e veta.

Enver Hoxha e kishte në dorë sëpatën e ideologjisë terroriste marksiste-leniniste, kurse Edi Rama ka sot në duart e tij drogën dhe krimin, që përfaqësojnë një forcë të së keqes.

Kjo e keqe, në disa drejtime, është diçka që kombi nuk e ka përjetuar më parë.

Para gjashtë ditësh pata një bisedë me një profesor të shquar, ndër studiuesit më të njohur të politikës evropiane, dhe i shpjegova situatën në Shqipëri.

I tregova se narkoshteti i këtij regjimi dhe zhvlerësimi i euros, më i madhi në botë, kanë sjellë rënien më të fortë të eksporteve: 28 për qind brenda 3-4 viteve.

Prodhimi industrial është ulur me 15.3 për qind.

Prodhimi bujqësor ka rënë edhe më shumë.

Profesori mbeti i habitur kur i thashë se lindshmëria e shqiptarëve është sot në të njëjtin nivel si 100 vite më parë.

Në fund të bisedës, ai më tha: “Zoti Berisha, ky është një rrezik ekzistence”.

Në kujtesën e historisë sonë shumë shekullore nuk kemi qenë në një rrezik të tillë për ekzistencën tonë si sot.

Të dhënat statistikore flasin për 47 për qind, ndërsa burime të tjera thonë se 54 për qind e shqiptarëve nuk jetojnë më në Shqipëri.

U ndala vetëm te njëri prej aspekteve të këtij regjimi, ndoshta më tragjiku dhe më kërcënuesi për ekzistencën tonë: gjendja demografike.

Pa përmendur se si, pasi ishim ngjitur dhe po largoheshim nga varfëria, u kthyem sërish ndër më të varfrit në rajon dhe në Evropë.

Miqtë e mi, droga është forcë e së keqes. Narkoeurot që hyjnë në Shqipëri me vagonë e kontejnerë kanë bërë që euro të zhvlerësohet me 35 për qind, duke ulur vlerën e parave që familjarët dërgojnë si remitenca.

Janë zhvlerësuar edhe kursimet në euro, me një vlerë prej 250 miliardë lekësh.

Ka edhe një fakt tjetër që duhet ta dini: Banka e Shqipërisë, e cila katër vjet më parë blinte 250 milionë euro, tani blen më shumë se 1 miliard dhe hedh në treg sasi të mëdha kartëmonedhash.

Kjo sjell rritje të çmimeve dhe të inflacionit.

Pikërisht kjo shpjegon pse në Maqedoni, Kosovë dhe Mal të Zi çmimet e ushqimeve dhe të artikujve bazë janë sa 60-70 për qind e mesatares së Bashkimit Evropian.

Po në Shqipëri, sa është kjo shifër? 110 për qind.


grandpashabet resmi girişBursa Escortgrandpashabet resmi girişjojobetgrandpashabet güncel girişgrandpashabet güncel girişgrandpashabet güncel girişgrandpashabet girişgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusu veren sitelercasinofast güncel girişstarzbetonline notarylimanbetgiftcardmall/mygiftextrabetjojobetkavbetgrandpashabet girişyakabetjojobetjojobetjojobetjojobetjojobet girişjojobet girişjojobet