Komisioni për Evropën dhe Punët e Jashtme shqyrton me dyer të mbyllura shtesat në pozicionet negociuese me BE-në

Komisioni parlamentar për Evropën dhe Punët e Jashtme, nën drejtimin e kryetarit Igli Hasani, zhvilloi mbledhjen e radhës ku në fokus të punimeve ishte shqyrtimi i dy projekt-shtesave në Pozicionet Negociuese të Shqipërisë për procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.
E ftuar në këtë seancë për të prezantuar dokumentacionin teknik ishte Ministrja e Shtetit dhe Kryenegociatorja, Majlinda Dhuka, ndërsa relatore për të dyja projekt-aktet ishte deputetja Bora Muzhaqi.
Konkretisht, anëtarët e komisionit morën në shqyrtim:
- Draft-shtesat në Pozicionin Negociues të Grupkapitullit III “Konkurrueshmëria dhe rritja gjithëpërfshirëse”, specifikisht për Kapitullin 17 “Politika ekonomike dhe monetare”;
- Draft-shtesat në Pozicionin Negociues të Grupkapitullit V “Burimet, bujqësia dhe kohezioni”, specifikisht për Kapitullin 13 “Peshkimi dhe akuakultura”.
Për shkak të natyrës konfidenciale të dokumentacionit dhe specifikave teknike të informacionit që lidhet me procesin e negociatave të anëtarësimit në Bashkimin Evropian, punimet e komisionit u zhvilluan me dyer të mbyllura.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




