Ademi: Për Kosovën, vendi i dytë ishte synimi; Foda po ndërton brezin e ri

Agim Ademi, president i Federatës së Futbollit të Kosovës, ka folur për synimet e përfaqësueses në Ligën e Kombeve, planin e trajnerit Franco Foda dhe përfshirjen e lojtarëve të rinj.

Në intervistën për emisionin “Sport Focus” të Ora News, dhënë gazetares Sabine Mete, Ademi tha se për Kosovën ishte veçanërisht e rëndësishme të përfundonte në vendin e dytë në grup. Ky rezultat do t’i jepte ekipit mundësinë të vijonte garën nëpërmjet play-offit.

Të lidhura

None found

“Edhe pse në fillim pritshmëritë ishin që, falë cilësisë së lojtarëve, të dominonim, fokusi kryesor është bërë sigurimi i pozitës së dytë. Ajo mbetet një objektiv jetik, sepse garanton kualifikimin në play-off, dhe pritet të vendoset në ndeshjen vendimtare në Dublin”, u shpreh kreu i FFK-së.

Sipas Ademit, Foda nuk e ka përqendruar gjithë vëmendjen vetëm te gara për vendin e parë. Përzgjedhësi po e shfrytëzon kompeticionin si një mundësi të rëndësishme për të përgatitur brezin e ri dhe për të provuar talentet e reja.

Kjo qasje është reflektuar edhe në ndeshjet e fundit, ku disa futbollistë të rinj kanë fituar minuta me përfaqësuesen e Kosovës, në funksion të përgatitjes për garat e ardhshme.


Shtuar më 17.11.2026 19:31

grandpashabet resmi girişBursa Escortgrandpashabet resmi girişjojobetgrandpashabet güncel girişgrandpashabet güncel girişgrandpashabet güncel girişgrandpashabetgrandpashabetkahraman haberdeneme bonusu veren sitelercasinofast güncel girişstarzbetonline notarylimanbetgiftcardmall/mygiftextrabetjojobetmarsbahisgrandpashabetyakabetjojobetjojobetjojobetjojobetjojobet girişjojobet girişjojobet