
Dhjetëra qytetarë qëndrojnë para kryeministrisë në protestën e 171-të kundër kryeministrit Rama.
Policia ka shtyrë në trotuar qytetarë e studentë ndërsa ata kërkojnë dorëheqjen e kreut të qeverisë teksa janë zotuar të mos tërhiqen deri në largimin e qeverisë.
“Pas 35 viteve, menduam se ishte larguar diktatura. Por kemi vendosur sot një diktaturë tjetër. Është vendosur një tjetër diktator në krye të vendit. Nuk do e lejojmë kurrë më që diktaturët të vijnë në pushtet. Nuk do e lejojmë kurrë Shqipërinë të shitet, është vendi i shqiptarëve.” – tha një nga protestueset, shkruan BW.