AMP ekzekuton masën “Arrest në burg” ndaj efektivit të Policisë së Kavajës, dyshohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (AMP) ka ekzekutuar urdhrin e Prokurorisë së Durrësit për zbatimin e vendimit gjyqësor të datës 16 nëntor 2026, me të cilin është caktuar masa e sigurimit personal “Arrest në burg” ndaj një punonjësi të Policisë së Shtetit në Komisariatin e Kavajës.
Sipas njoftimit zyrtar, masa e sigurisë e dhënë nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës është zbatuar ndaj shtetasit me inicialet A.C., i cili mbante detyrën e punonjësit të rolit bazë pranë Komisariatit të Policisë Kavajë.
Procedimi penal ndaj tij është regjistruar në kuadër të hetimeve për dy vepra penale:
- “Shpërdorimi i detyrës” (neni 248 i Kodit Penal);
- “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike” (neni 259 i Kodit Penal).
Autoritetet bëjnë me dije se caktimi i masës shtrënguese u bazua mbi dyshimet për “përfshirjen e punonjësit të policisë në veprimtari të kundërligjshme gjatë ushtrimit të detyrës”.
Ndërkohë, strukturat e AMP-së në bashkëpunim me Prokurorinë kompetente po vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie të dyshuar penale.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




