Ish-drejtuesi ekzekutiv i kompanisë amerikane Nvidia, Jensen Huang, ka rënë dakord të dëshmojë më 1 dhjetor para disa komisioneve të Dhomës së Përfaqësuesve të SHBA-së, lidhur me shqetësimet për sigurinë kombëtare dhe eksportet e çipave të avancuar të inteligjencës artificiale drejt Kinës.
Ishte Komisioni I Punteve te Jashtme te Dhomes se Perfaqesuesve I cili njoftoi se seancat degjimore do te zhvillohen perpara Komisionit të Posaçëm për Partinë Komuniste Kineze dhe Komisionit të Inteligjencës. Ndërkohë, këshilltari i përgjithshëm ligjor i Nvidia-s, Tim Teter, pritet të paraqitet para të njëjtave komisione më 2 dhjetor.
Në një deklaratë të përbashkët, kryetarët republikanë të tre komisioneve, Brian Mast, John Moolenaar dhe Rick Crawford, thanë se presin të marrin shpjegime nga Huang dhe Teter lidhur me rolin e tyre në një shkelje të mundshme të sigurisë kombëtare amerikane.
Sipas tyre, Kongresi kërkon përgjigje për mënyrën se si aktorë që konsiderohen të rrezikshëm në Republikën Popullore të Kinës mund të kenë siguruar akses në mikroprocesorët më të avancuar amerikanë. Ata ngritën gjithashtu shqetësime për përfshirjen e mundshme të një personi të dyshuar si agjent i shërbimeve sekrete kineze në këtë çështje.
Në deklaratë përmenden edhe raportime për marrëdhënie jashtëmartesore të Huang, njëra prej të cilave dyshohet se lidhej me një person të dyshuar për spiunazh në favor të Kinës. Këto raportime kanë ngritur pikëpyetje mbi ndikimin e mundshëm të kësaj çështjeje në sigurinë e kompanisë dhe në kontrollin e eksporteve të teknologjisë së avancuar drejt Pekinit.
Pas pranimit per te deshmuar perballe Komisioneve te Dhomes se Perfaqesuesve, Jensen Huang beri kete te marte reagimin e tij te pare pas doreheqjes si CEO I Nvidia duke shkruar ne X se pas nje vale mesazhesh dhe telefonatash qe kishte marre nga njerez te cilet vleresonin punen e tij, do te ishte I gatshem te rikthehej ne Rolin e Drejtorit Ekzekutiv nese bodri I Kompanise e miraton dicka te tille.
